Popular Posts

Friday, November 4, 2011

INFARKTI I MIOKARDIT


Infarkti miokardial, e njohur në popull si edhe si pika në zemër, është nekrozë e parikthyeshme e muskulit kardiak që shkaktohet si pasojë e një ishemie të zgjatur. Kjo zakonisht ndodhë si pasojë e mosbalancës të oksigjenit të ofruar dhe të kërkuar. Prania e enzimeve kardiake në qarkullim është një e dhënë për nekrozën miokardiale. IM mund të dëmtoj fuksionin sistolik dhe diastolik, ose të jetë vendi i zhvillimit të aritmive.

Patfiziologjia

Ateroskleroza është shkaku më madhorë që shkakton sindromën arterieve koronare. Mbi 90% të rasteve të IM rezulton nga një tromb akut që formohet në pllakën aterosklerotike të vendosur në arterien koronare. Ruptura e pllakës aterosklerotike është hapi i parë i fillimit të trombozes koronare. Ruptura e saj ndiqet nga kaskada e procesit të koagulimit, dhe të lëndëve vazokonstriktore endoteliale, që të gjitha së bashku çojnë në mbylljen (okluzion) të arteries koronare të prekur.
Por jo gjithmonë është e pranishme një pllakë aterosklerotike në zhvillimin e IM, ky i fundit mund të shkaktohet (veçanërisht te të rinjtë) nga një embol që e mer origjinën nga infeksioni valvular, shkaktohet një okluzion sekondar nga vaskuliti, vazosplazëm koronare (variant angine), përdorimi kokaines, mismatching oksigjenit të kërkuar dhe të ofruar.


Seksi

Meshkujt janë më të prekur se femrat para moshës 60 vjeç. Pas kësaj moshe reziku është i njëjtë, kjo ndodh për shkak të mungesës së estrogjenit. Pas menopauzes estrogjeni ulet ndjeshëm tek femrat.


Mosha

Incidenca rritet me moshën, por në të shumtën e rasteve IM ndodh pas moshës 65 vjeç.


Klinika


Historia

Dhimbja e gjoksit: Shpesh mund të përshkruhet si një dhimbje substernale, e paqartë, shtypëse në gjoks, djegëse dhe ndonjëherë edhe e mprehtë. Një dhimbje që zgjat rreth 30 min është e pajtushme me IM. Rezatimi në krahun e majtë edhe në qafë ndodhin në isheminë miokardiale. Dhimbja fillon të qetësohet pas ndalimit të aktivitetit që e shkaktojn këtë dhimbje ose pas përdorimit të nitroglicerinës. Dhimbja e gjoksit mund të shoqërohet me nauze, të vjella, lodhje dhe palpitacione. Dhimbja e gjoksit atipike ndodh tek diabetikët, por edhe në pleqëri. Sidoqoftë kjo mund të jetë e pranishme edhe ne ndonjë pacient tjetër, por këto shenja janë të barasvlefshme me anginën.
Frymëmarrje e shkurtër (mbajtje e frymës) është e pranishme në pacientët anginoz, por edhe në ata me insuficiecë kardiake. Mekanizmi i zhvillimit është rritja e presionit diastolik në ventrikulin e majtë dhe si rrjedhojë edhe në venën mushkërore. Rritja e presionit diastolik ndodhë nga dëmtimi i muskulit kardiak si rezultat i IM.


Prezantimi atipik

Pacientët që kanë këtë prezantim përbejnë një frekuencë të lartë për vendosje të diagnozës në menyrë të gabuar. Dhimbja atipike mund të jetë e vendosur në abdomen apo në grykë, qafë, nofull m.gj.th këto janë në të vërtetë ekuivalente të angines. Pacienti mund të tregojë për dhimbje anginoze kur ai në të vërtetë nuk i ka, por janë mentale, kjo vërtetohet nga ekzaminimet.


Ekzaminimet fizike

Të dhënat që merren janë variable, kështu disa pacientë janë të qetë në shtratë me rezultate te ekzaminimeve normale, kurse të tjerë mund të paraqitën me dhimbje të ashpër, detres respirator që kërkon suport ventilator.
Temperaturë subfebrile mund të jetë e pranishme.
Hypotension ose hypertension kjo në varësi të shtrirjes të IM. Degjimi i zhurmës të katërt (S4) mund të dëgjohet në pacientët me ishemi kardiake.
Një zonë diskinetike (në IM anterior) e cila ngelet mbrapa në tkurrje.
Zhurmë sistolike në rastet me regurgitim mitral ose një difektë septal ndërmjetë vetrikujve.
Lekura e ftohtë dhe e lagësht dhe me djersë.
Mund të shihen shenja të insuficiencës kardiake kongjestive: Ritmi gallopit (S4), Ralet pulmonare, Edema të anesive të poshtme, Rritje e presionit venoz jugular.


Shkaqet

  • Ateroskleroza, e cila mund të ketë një tromb që bllokon totalisht lumenin ose pjesërisht atë.
    • Faktorët e pamodifikushëm të aterosklerozes: mosha, seksi, histori familjare për sëmundje aterosklerotike.
    • Faktorët e modifikushëm të aterosklerozës: duhanidiabeti melithipertensioni, dislipidemia, obesiteti.
    • Faktorët e tjerë të aterosklerozës: rritja e nivelit të homocisteinës, jeta sedentare, stresi psikosocial, sëmundjet perivaskulare, higjena e varfër orale.
  • Shkaqet joaterosklerotike,
    • Vaskulitet,
    • Embolat koronare,
    • Anomalitë kongenitale koronare,
    • Traumat koranare,
    • Spazmat koronare,
    • Përdorimi i kokainës,
    • Faktorët që rritin përdorimin e oksigjenit si ushtrimet e zgjatura, ethet, hipertiroidizmi.
    • Faktorët që ulin oksigjenimin janë hypoksia, anemia e thellë.


Diagnoza Diferenciale

  • Disekimi i aortes,
  • Stenoza e aortes,
  • Kolecistis,
  • Spazma ezofageale,
  • Ezofagitis,
  • Gastritis akut,
  • Refluksi gastroezofageal,
  • Miokarditet,
  • Perikarditet akute,
  • Pneumotoraksi
  • Embolia pulmonare.Mund te shqyrtohen Pneumonia dhe Pankreatiti 
  • Trajtimi


    Trajtimi medikamentoz (akut)

    • Konsiston në rregullimin e perfuzionit në vendin e bllokuar, në mënyrë që zona e dëmtuar të rifitojë aktivitetin e saj normal. Trajtimi bazohet në 3 pika kryesore, a) regullimin e balancës të prishur të oksigjenit midis kërkesës dhe ofertës b) qetësimin e dhimbjes c) parandalimin dhe trajtimin e komplikacioneve që mund të lindin.
    • Trombolitik terapi ka treguar një rritje të mbijetesës në atë grupe pacientësh që është përdorur. Trombolitikët duhet të administrohen 12h e para kur vërehen simptomat, ngritje e segmentit ST më shumë se 0.1 mV, në më shumë se dy lidhje në ECG, ose ulje të segmentit ST në lidhjet anteriore. Aktivizuesi i plasmogjenit indor (t-PA) është superior ndaj streptokinazës duke patur një shpejtësi më të madhe në shkrirjen e trombit. Së fundi është treguar më efikase kombinimi i trombolitikëve me antagonistët e receptoreve IIb/IIIa siç është abciximab.
    • Aspirin (p.sh. 500 mg p.o. ose i.v. nëse pacienti vjell), duhet të jepet gjithmonë në fazën akute. Ky dozim mos të ngaterrohet me dhënien profilaktike (p.sh. 100 mg në ditë).
    • Clopidogrel (p.sh. 4 x 75mg p.o.), edhe ky jepet gjithashtu si profilaksë (e shtrenjtë) në vend ose shtuar Aspirinës (75mg në ditë)
    • Betabllokusit reduktoje re-infarktet dhe isheminë rekurente nëse përdoren 24h e para pas IM, efektet anësore janë të pakta dhe përdorimi do të jetë i vazhdueshëm.
    • Statina (si p.sh. Simvastatin 40mg)
    • Heparine (dhe antikoagulantet e tjerë) ka treguar një rol ndihmës në pacientët që përdorin t-PA dhe nuk kanë dhënë efekt në ata që përdorin streptokininë. Gjithashtu heparina përdoret në pacientët që do të kryejnë angioplastikë, dhe pak të dhëna ka për efektin e tyre pas IM akute.
    • Nitratet që përdoren pas IM nuk ndryshojnë prespektivën, po ata përdoren 48h e para në pacientet simptomatik.
    • ACE inhibitorët e reduktojnë ritmin e vdekjeve pas IM. Administrimi i ACE-i sa më shpejtë të mundet dhe sa më gjatë të jetë e mundur në pacientët të cilët nuk kanë kundërindikacione. Janë tepër të dobishëm në pacientët me disfunksion ventrikular. *Bllokusit-receptorit-angiotenzinë përdoren në rastet kur ACI-i japin efekte anësore të pa tolerushme, si kolla etj.


    Angioplastia koronare

    • Angioplastia koronare transluminale perkutane (PTCA) ka dhënë rezultate më të larta se tromboliza në qendrat e specializuara. Me anë të një katetri me hyrje në një arterie periferike, lëndë kontrasti (ngjyrues) e rentgenit vëzhgohen arteriet koronare e mund të zhbllokohen, p.sh. me anë të një balloni, e të implantohet një stent (skelet metalik) për të mbajtur hapur enen e gjakut që ishte mbyllur ose ngushtuar. Gjithashtu PTCA është e dobishme në rastet kur tromboliza nuk këshillohet (si p.sh. NSTEMI)

Thursday, June 2, 2011

E. Coli, OBSH:Shpërthimi bakterial i shkaktuar nga një lloj i ri

E. Coli, OBSH:Shpërthimi bakterial i shkaktuar nga një lloj i riNJU JORK- Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se lloji i bakteries E.Coli, përgjegjëse për shpërthimin vdekjeprurës në Evropë është një bakterie e re, që nuk është parë kurrë më parë.

Sekuencat parprake gjenetike flasin për një formë mutante të dy bakterieve të ndryshme të E. colit, me gjene vdekjeprurëse. Kjo sipas OBSH-së shpjegon arsyen e përhapjes masive dhe të rrezikshme.

Hilde Kruse, eksperte për sigurinë e ushqimit në OBSH, ka thënë për AFP se “ky lloj unik nuk është izoluar kurrë më herët nga pacientët”.

Ajo shtoi se lloji i ri ka “karakteristika që e bëjnë me të fortë dhe më toksinë-prodhues."

Deri më tani nga lloji mutant i E. Coli-t kanë vdekur 17 persona në Gjermani, dhe janë sëmurë më shumë se 1500 të tjerë, përfshirë edhe 470 që kanë pasur komplikime të rralla në veshkë.

Ja celularët me rrezatim të lartë


Ja celularët me rrezatim të lartëSHBA- Pas klasifikimit që Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri zyrtarisht aparatëve celularë, duke i cilësuar ato si pontencialisht kancerogjenë, lëvizja “Grupi i Ambjentalistëve”, ka publikuar një listë ku ka renditur në bazë të rrezikut që ato ekspozojnë të gjithë prototipët e celularëve që janë aktualisht në treg.

Matja që “Grupi Ambjentalistëve” bën, është në bazë të SAR, që do të thotë niveli radiofrekuencave që lëshon aparati celularë, pjesën më të madhe të të cilës e merr trupi i njeriut. Në mënyrë që një pajisje elektronike të dalë në treg, pra për të marrë liçensën, duhet të ketë nivelin e SAR poshtë 1.6 wat/kg.

Ne ju kemi sjellë 10 modelet e celularëve me rrezatimin më të ulët dhe 10 të tjerët me rrezatimin maksimal:

Ceularët me rrezatim të ulët:
1. LG Quantum (AT&T): 0.35 w/kg
2. Casio EXILIM (Verizon Wireless): 0.53 w/kg
3. Pantech Breeze II (AT&T, AT&T GoPhone): 0.55 w/kg
4. Sanyo Katana II (Kajeet): 0.55 w/kg
5. Samsung Fascinate (Verizon Wireless): 0.57 w/kg
6. Samsung Mesmerize (CellularONE, U.S. Cellular): 0.57 w/kg
7. Samsung SGH-a197 (AT&T GoPhone): 0.59 w/kg
8. Samsung Contour (MetroPCS): 0.60 w/kg
9. Samsung Gravity T (T-Mobile): 0.62 w/kg
10.Motorola i890 (Sprint); Samsung SGH-T249 (T-Mobile): 0.63 w/kg

Ceularët me rrezatim të lartë:
1. Motorola Bravo (AT&T): 1.59 W/kg
2. Motorola Droid 2 (Verizon Wireless): 1.58 W/kg
3. Palm Pixi (Sprint): 1.56 W/kg
4. Motorola Boost (Boost Mobile): 1.55 W/kg
5. Blackberry Bold (AT&T, T-Mobile): 1.55 W/kg
6. Motorola i335 (Sprint): 1.55 W/kg
7. HTC Magic (T-Mobile): 1.55 W/kg
8. Motorola W385 (U.S. Cellular, Verizon Wireless): 1.54 W/kg
9. Motorola Boost i290 (Boost Mobile): 1.54 W/kg
10.Motorola DEFY (T-Mobile); Motorola Quantico (U.S. Cellular, MetroPCS); Motorola Charm (T-Mobile): 1.53 W/kg

Wednesday, June 1, 2011

OBSH: Celularet mund te shkaktojne kancer

FRANCË- Frekuencat elektromagnetike rrisin rrezikun për trurin, ndaj përdorimi i telefonave celularë dhe të paisjeve të tjera me wireless mund të shkaktojnë kancer tek njerëzit të cilët i përdorin më së shumti këto paisje.

Lajmin për rrezikun që mund të shkaktojnë frekuencat elektromagnetike të celularëve e ka bërë publike agjencia e hulumtimit të kancerit pranë Organizatës Botërore të Shendetësisë.

Sipas mjekëve frekuencat radio elektromagnetike të cilat gjenerohen nga këto aparate rrisin rrezikun ‘Glioma’ e një tumori malinj në tru.

Sipas presidentit të grupit të punës Jonathan Samet një skudër prej 31 ekspertësh është takuar këto ditë në Lion të Francës dhe ka arritur në këtë përfundim duke u bazuar në analizën e studimeve epidemologjike të kryera mbi njerëzit.

"Testet, të cilat vazhdojnë të grumbullohen, janë të mjaftueshme për të garantuar një nivel klasifikimi 2b", një nga pesë nivelet, që përcaktojnë praninë e elemtenteve të mundshëm kancerogjen”.- tha Samet.

Zbulohet ilaci qe fshin kujtimet e trishtushme

ROMËDuke bllokuar hormonin e stresit me një ilac tashmë në përdorim, ju mund të ndaloni kujtime e trishtueshme dhe negative.

Ky lloj ilaci mund të bllokojë vetëm kujtimet negative në mendjen e një personi pa dëmtuar kujtimet pozitive.

Perspektiva është përdorimi i këtij tip ilaci si një ndihmë terapeutik në rastet e traumave ose çrregullimimeve nga stresi post-traumatik.

Ky zbulim është rezultat i një eksperiment që një grup mjekësh kanë kryer në 33 vullnetarë të Universitetit Montreal në Itali. Ku ky ilac ka funksionuar me sukses në fshirjen e kujtimeve të këqija që kishin vullnetarët që i’u nënshtruan këtij eksperimenti. 

Reduktim i infektimit nga personat me HIV

Një person që është i infektuar me virusin HIV mund të reduktojë përhapjen e këtij virusi te personat e tjerë të pa-infektuar nëse pacientit i jepen medikamente antiretrovirale, menjëherë.
Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se barërat antiretrovirale mund të reduktojnë rrezikun e infektimit deri në 96 për qind, sipas një trajtimi që është bërë në më shumë se 1700 çifte në Afrikë, Azi, Ameriken Latine dhe në SHBA.
Michahel Sidibe, Drejtori Ekzekutiv i Programit të Përbashkët të OKB-së rreth HIV/SIDA-s, ka thënë se rezultat tregojnë një “zbulim të madh”.
Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margarete Chan, ka thënë se trajtimet janë “një zhvillim tejët i rëndësishëm, sepse ne e dimë që transmetimet seksuale përbëjnë rreth 80 % të të gjitha infektimeve të reja”.
Kombet e Bashkuara planifikojnë që të organizojnë një konferencë për të diskutuar këto trajtime.

Sunday, May 29, 2011

Seksi dhe Shendeti

Ekzistojnë njëzet (20) arsye që seksi dhe dashuria ndikojnë në bukurinë dhe në shëndetin e femrave dhe të meshkujve.

1- Dashuria e mjaftueshme do të bëjë që femrat të duken në formë të mirë dhe me pamje të shkëlqyeshme. Shkaku kryesor, i cili ndikon për kënaqësi në dashuri dhe në seks është të tajiturit e sasisë së dyfisht të hormoneve të ostrogenit.

2- Seksi është më i bukur sesa kremet e shtrenjta kundër rrudhave. Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut dhe lëkura bëhet më e lëmueshme dhe më e shtrënguar, më saktë më e nderë (më e shtrirë). Papastërtia dhe puçrrat zhduken.

3- Seksi ndikon edhe në mbajtjen e vijës së trupit bilonjë, d.m.th të trupit të bukur, shtathedhur. Gjatë seksit të nxehtë dhe me plot pasion është konstatuar se shpenzohen 560 kalori të tëra, po aq kalori sa shpenzohen për një orë e gjysmë të stërvitjes me biçikletë dhomë. E me këtë kjo paraqet edhe njëfarë kënaqësie.

4- Në shtrat mund ta zvogëloni rrezikun nga ngushtimi i enëve të gjakut. Gjatë kohës sa keni marrëdhënie seksuale tajohet (formohet) hormoni që e zvogëlon tensionin e gjakut.

5- Edhe disponimi përmirësohet pas seksit, bile zhduket edhe depresioni dhe shfaqet ndjenja e lumturisë dhe e kënaqësisë.

6- Nëse juve ju mundon pagjumësia, seksi para gjumit do t’ju bëjë çudira. Është konstatuar se seksi është dhjetë herë më i mirë se sa hapat për gjumë ose për qetësim. Do të çliroheni tërësisht nga brengat dhe do të flini të qetë, sigurisht nja 25% më mirë e më gjatë.

7- Seksi është terapia më e mirë dhe më e fortë kundër flamës dhe kundër gripit. Netët e nxehta të seksit dhe të dashurisë ndihmojnë edhe në shërimin e astmës dhe të alergjisë.

8- Tashmë është konstatuar se edhe paraloja e zjarrtë gjatë seksit dhe dashurisë e shëron dhembjen e kokës. Enët e gjakut në tru, të cilat kanë ngërç, gjithashtu mund të çlirohen.

9- Loja me buzë dhe me gjuhë ndikon gjithsesi në tajitjen e pështymës, e cila i mbron dhëmbët nga kariesi dhe bigorri (guralecët) e dhëmbëve. Përveç kësaj, edhe puthjet e buta dhe të ndjeshme ndikojnë për të mirë në seks, d.m.th. e stimulojnë atë.

10- Seksi i pakëson fatkeqësitë në rrugë dhe në punë. Pas natës së mrekullueshme të seksit dhe të dashurisë së kaluar, njerëzit janë psikikisht më stabilë dhe më të kujdesshëm.

11- Në seks më së miri stërviten muskujt e barkut dhe të prapanicës. Për këtë arsye zhduket stomaku, kurse prapanica bëhet edhe më e fortë dhe e ngrejtur, më saktë më e ndërtuar dhe ka një pamje të mrekullueshme, të cilën e merr pas seksit intensiv. Bile, seksi mundëson edhe që të dobësohemi dhe nuk ka dietë më të mirë se seksi për t’i hequr kilogramët e tepërt dhe të padëshiruar.

12- A bëheni të harrueshëm dhe a plakeni?
Seksologët kanë konstatuar se seksi dhe dashuria e ngadalësojnë procesin e mplakjes (të moshuarit) dhe e kthjellojnë mendjen, d.m.th. nuk bëheni të harrueshëm dhe e ndalon mplakjen e parakohshme.

13- Nëse ju tërheqin dashuria dhe seksi, nuk do t’ju dhembë lukthi fare, bile as rraskapitjet nuk do t’i njihni (përjetoni).

14- Po ta fitoni vetëbesimin në shtrat, edhe partneri juaj do t’jua pranojë këtë dhe në jetë nuk do të jeni të komplikuar, pra, do të çliroheni nga të gjitha komplekset e mundshme.

15- Seksi u jep një pamje të bukur kofshëve dhe këmbëve. Nga celuliti nuk do të mbetet asnjë gjurmë, sepse sistemi limfatik është mjaft aktiv, e posaçërisht në këmbë.

16- Netët e dashurisë i zgjidhin të gjitha vështirësitë dhe këshillat nga institucionet për këshillime martesore s’do t’ju nevojiten fare. Bisedoni në shtrat me partnerin tuaj për gjithçka.

17- Sportistët e dijnë tashmë edhe atë që një kohë të gjatë se pas mesnatës së suksesshme të seksit dhe të dashurisë reaksionet janë thjesht më të mira.

18- Seksi është me të vërtetë lloji më i sigurt dhe më i shpeshtë i sportit, i cili e vë në lëvizje çdo muskul të trupit të njeriut, e në anën tjetër në shtrat ka më pak fatkeqësi.

19- Seksi-terapia më e fortë kundër infarktit të zemrës?!
Mjekët kanë konstatuar se infarkti i zemrës i godet në radhë të parë njerëzit që dashurohen shumë pak dhe që jetën seksuale e kanë shumë të varfër (pra ata që merren më pak me seks). Mirëpo, shumica e personave që pësojnë infarkt, pas këtij infarkti e ndërpresin jetën seksuale të rregulltë, nga frika më tepër. Por, sipas mjekëve, kjo është plotësisht e gabuar dhe e dëmshme, sepse seksi i rregullt pas infarktit, ndikon dhe e stimulon stabilizimin e imunitetit. Nëse nuk e besoni këtë, para se të provoni, këshillohuni me mjekun.

20- Seksi ju bën shumë tërheqës dhe joshës (ngashnjyes). Kur dashuron shumë, nënkuptohet se bën seks edhe më shumë e më shpesh, dhe me këtë rast krijohen fenomene të një seksi parfumi të butë, me aromë të mirë dhe joshëse, por shumë të rëndësishme. Femrat i bën të dëshirueshme, kurse meshkujt më të furishëm (më agresivë).

Pas kaq shumë provash del vetëm një konstatim, e nëse e dëshirojmë këtë, në mënyrë që të jemi sa më të shëndoshë, zgjidhjen për këtë duhet ta kërkojmë në lojërat e zjarrta të seksit dhe të dashurisë në shtrat.
Prandaj, një këshillë për fund, të cilën duhet ta mbani mirë në mend dhe duhet t’i përmbaheni kësaj rreptësisht:

Tuesday, May 24, 2011

Infeksionet seksualisht te transmetushme



Sëmundjet seksuale, mjekët japin alarmin për adoleshentët.
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme po rrezikojnë seriozisht shëndetin e adoleshentëve. Kjo për arsye se ata kryejnë marrëdhënie të pambrojtura në moshë të vogël dhe me multipartnerë. Alarmi erdhi dje nga mjekët infeksionistë gjatë prezantimit të seminarit në “Ditën e Sensibilizimit për IST dhe Përdorimin e Kontraceptivëve”. Sipas mjekëve, infeksionet seksualisht të transmetueshme po bëhen gjithnjë e më problematike për shëndetin e popullatës pasi pas viteve ’90 numri i tyre është gjithnjë në rritje.

Adoleshentët

Adoleshentët shqiptarë janë të ekspozuar nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme pasi kryejnë marrëdhënie në moshë të vogël dhe shumë herë në grup. “Janë të rinj ose të reja që bëjnë seks të pasigurt me multipartnerë, që nuk përdorin prezervativ ose kanë qenë në emigracion dhe kanë pasur marrëdhënie me punëtore seksi”,- pohon infeksionisti pranë spitalit të QSUT-së, Arjan Harxhi duke shtuar se të rinjtë janë të painformuar për këto sëmundje të rrezikshme, të cilat nëse diagnostikohen në kohën e duhur mund të mjekohen. Sipas tij, kryerja e një vizite te mjeku për sëmundje të tilla vazhdon të mbetet tabu, duke shkaktuar probleme serioze për shëndetin. Ndërkohë ai ritheksoi se grupet më të rrezikuara ndaj infeksioneve seksualissht të transmetueshme janë të rinjtë dhe veçanërisht përdoruesit e drogës, romët dhe homoseksualët.

Infeksionet

Krahas rritjes së infeksioneve me HIV/AIDS, për fat të keq, po shohim një rritje të numrit paralel të infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme, si ato me sifiliz, me gonorrenë, klamidia, në moshat e reja. Kështu u shprehën mjekët infeksionistë duke theksuar se vendi vazhdon të ketë probleme me raportimin e numrit të rasteve të sakta me IST. Sipas mjekut Arjan Harxhi rritja e rasteve të IST ndodh si pasojë e mungesës së edukatës për t'u mbrojtur nga këto sëmundje, për t’u konsultuar me mjekun. Studimet tregojnë se me klamidia janë raportuar 20% e grave në moshë riprodhuese dhe pothuajse 1% e tyre janë raportuar me sifiliz, gonorre, herpes genitalis, etj. Për më tepër, vërehet një rritje e numrit të rasteve me gonorre të zbuluar nëpërmjet survejancës rutinë spitalore. “Për parandalimin e këtyre sëmundjeve nevojitet edukimi i opinionit publik në drejtim të njohjes së rrugëve të transmetimit të viruseve dhe shenjat, në mënyrë që të kërkojnë ndihmë mjekësore. Ky është mesazhi që përcjell edhe “Dita e Sensibilizimit për IST dhe Përdorimin e Kontraceptivëve”,- u shpreh Harxhi, sipas të cilit, paralelisht me ndërgjegjësimin e qytetarëve nevojitet aksesi në shërbimet shëndetësore, pasi kapacitetet diagnostikuese janë të ulëta.

25 lloje infeksionesh seksualisht të transmetueshme përhapen kryesisht

20% e grave në moshë riprodhuese janë me infeksionin klamidia

Çfarë janë IST

Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme janë sëmundje që shkaktohen nga bakterie të cilat transmetohen përmes kontaktit seksual. Këto sëmundje janë ndër infeksionet më të përhapura në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, incidenca e rasteve me IST në vit është 333 milionë raste, pa përfshirë HIV/AIDS-in. IST numërojnë 25 lloje infeksionesh, ndër të cilat më të përhapura janë gonorrea, sifilizi. Shqipëria ende konsiderohet vend me prevalencë të ulët të Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme (IST), edhe pse në vendin tonë këto sëmundje janë një problem në rritje, që pas viteve 90’, sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). 

Infeksionet seksualisht të transmetueshme.
Para disa ditësh u organizua seminari “Ditët e Sensibilizimit për Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme (IST)” Sipas të dhënave të këtij seminari del se 20% e grave vuajnë nga chlamydia dhe 1% e tyre vuajnë nga sifilizi, gonorea, herpes genitalis etj. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), këto sëmundje në vendin tonë janë një problem në rritje pas viteve ’90, veçanërisht për adoleshentët.

Për këtë problem kaq të rëndësishëm, po sjell për lexuesit e këtyre faqeve disa konsiderata të përgjithshme lidhur me këto sëmundje.

1-Gratë janë më të prekshme se burrat prej IST

Kjo nuk do të thotë se gratë janë më të përdala seksualisht, por se gratë janë më të prekshme nga këto infeksione për arsye të anatomisë së tyre.

a-Infeksioni kalon më lehtë nga burrat tek gratë nga sa prej grave tek burrat.

b- Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme zbulohen më me vështirësi tek gratë.


2- Ka mbi 25 IST të ndryshme që njihen sot.

IST më të zakonshme janë Chlamydia, Gonorrhea, Hepatiti B, Herpesi gjenital, HIV/AIDS, Human Papilloma Virus (HPV), Siphilisi, morrat e pubisit dhe Trichomoniasis. Që nga viti 1980, listës së IST që njiheshin i u shtuan edhe më shumë se tetë IST që nuk njiheshin më parë. Midis këtyre tetë IST është edhe HIV/AIDS. Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme shkaktohen nga viruset, bakteret dhe prej parazitëve.

3- IST mund të transmetohen edhe nëpërmjet seksit oral....

Ndryshe nga sa besojnë njerëzit, ju duhet të dini se edhe kur bëni seks oral, ju nuk luani seksualisht të sigurtë. E vërteta është se kush bën seks oral të pambrojtur, e fut veten në rrezik të lartë, veçanërisht për gonorrenë, syphilisin, herpesin dhe hepatitin B.

Gjithmonë kur bëni seks oral përdorni kondomin. Edhe kondomet femërore përdoren për të pakësuar rrezikun e IST. Këto lloj kondomesh mund të përdoren edhe kur bëni seks oral. ((Në një shkrim para disa muajve në “Shekulli” kam shkruar posaçërisht për rreziqet e seksit oral).

Me IST njerëzit infektohen kur bëjnë seks vaginal, anal ose oral. Këto infeksione kalojnë nga personi në person nëpërmjet spermës, lëngjeve vaginale dhe gjakut. Shkaktarët e disa IST mund të futen në trup edhe nëpërmjet prerjeve të vogla, ose gërvishtjeve në gojë, në gjenitale dhe në anus.

4. IST janë të trajtueshme, por nuk janë të gjitha të shërueshme ...

IST me shkak bakteret si chlamydia, Gonorrhea dhe syphylisi mund të kurohen. IST që shkaktohen nga viruset si hepatiti B, herpesi, HIV/AIDS dhe veruket gjenitale janë të pakurueshme, por ato mund të trajtohen. Të jetosh i infektuar me IST do të thotë që përveç shëndetit fizik të jetë prishur edhe shëndeti emocional. IST kanë një kosto të lartë edhe në marrëdhëniet romantike të çiftit.

Kush vuan nga një IST duhet t’i tregojë atij ose asaj me të cilin do të bëjë seks se është i sëmurë. Këtë duhet ta bëjë përpara se të kryejnë kontaktin seksual. I infektuari me një nga këto sëmundje duhet të jetë i drejtpërdrejtë, i hapur dhe i ndershëm. Ka disa vende në botë,që fshehjen e IST nga partneri seksual e konsiderojnë mësymje (offensë) kriminale dhe ky krim ndëshkohet me ligj! Është mirë që të rinjtë, sa herë që do të bëjnë seks me një partner të ri, të testohentë dy për IST.

5- Disa IST janë pa simptoma...

Për deri sa disa nga këto sëmundje nuk kanë shenja të dallueshme, askush nuk mund ta dijë se ai vetë ose partneri i tij seksual është i infektuar. Chlamydia, për shembull, është pa simptoma. Po kështu, duhen rreth dhjetë vjet ose më shumë, që një person i infektuar të zhvillojë shenjat e AIDS. Koha që i duhet një IST që të shfaqet varet nga lloj i sëmundjes.

Simptomat e IST shpesh ngjajnë me ato që shkaktohen nga infeksione të tjera jo seksuale. Është kjo arsyeja që IST ngatërrohen lehtësisht me infeksionet jo seksuale nga myku ose me infeksionet e tjera të traktit urinar.

Mbajeni mënd mirë këtë fakt: Edhe kur nuk janë shfaqur shenjat e IST që keni, ju jeni ngjitës për partnerin tuaj seksual.

Duke qenë se shumë IST janë pa shenja dhe personat e infektuar nuk mjekohen, është e vështirë të thuhet se sa njerëz infektohen me këto sëmundje çdo vit. Është kjo arsyeja që statistikat e dhëna për këto sëmundje janë shumë herë më pak nga realiteti.

6- Të infektuarit me IST që nuk mjekohen kanë pasoja serioze për shëndetin.

Gratë vuajnë më shpesh nga IST dhe ato kanë edhe komplikacione më serioze shëndetësore, nga sa kanë burrat e infektuar. Në kohën kur gratë vënë re shenjat e sëmundjes dhe shkojnë tek doktori, komplikacionet nga infeksionet e pamjekuara e kanë vënë në rrezik shëndetin e tyre.

IST mund të shkaktojnë sëmundjen inflamatore pelvike (PID), kancerin e qafës së mitrës dhe infertilitetin ose paaftësinë për të ngelur shtatzënë. Disa IST mund të kalohen nga nëna tek fëmija përpara, gjatë, ose pas lindjes. Gratë e infektuara me IST kur ngelen shtatzëna janë në rrezik të lartë për shtatzëni jashtë mitre, për dështime dhe lindje parakohe (premature). Por ka edhe më keq, syphilisi i pamjekuar mund ta çojë personin në vdekje.

7- Chlamydia është IST që raportohet më shumë

Siç theksohet në seminarin e para disa ditëve, 20% e grave në Shqipëri janë të infektuara me Chlamydia. Qendra për kontrollin e Sëmundjeve në Amerikë thotë se çdo vit ka 2,8 milion raste të reja me chlamydia. Shumica nuk diagnostikohen. Chlamydia infekton qafën e mitrës të shumicës së vajzave adoleshente që janë seksualisht aktive.Kjo zgjedhje e chlamydies për vajzat e reja, shpjegohet me faktin se qafa e mitrës tek adoleshentet pëson ndryshime anatomo-fiziologjike që lidhen me pubertetin dhe që favorizojnë zhvillimin e chlamydieve.

Shumica e grave me chlamydia nuk kanë shenja dhe nuk mjekohen. Por chlamydia e pa mjekuar shkakton Sëmundjen Infektive Pelvike ose PID, shtatzëni jashtë mitre dhe paaftësi për të ngjizur fëmijë (infertilitet). Kur zbulohet herët chlamydia mund të kurohet pa vështirësi me antibiotikë, sepse ajo është një infeksion bakterial.

8-Doktorët nuk e kanë bërë zakon që të kërkojnë në mënyrë rutine për IST tek pacientët e tyre.

Edhe në Amerikë sipas “The American Social Health Association”, vetëm 1/3 e doktorëve i ekzaminojnë pacientët për IST në mënyrë rutine. Kuptohet se si është zbulimi i këtyre sëmundjeve në kushtet e vendit tonë.

Mos mendoni se Pap-testi që kryen mjeku gjinekolog u jep grave një faturë shëndetësore të pastërt. Pap-testi vetëm zbulon ndryshimet në qelizat cervikale, por nuk tregon dhe nuk kontrollon për IST specifike. Ndërkaq, një Pap-test jo normal mund të tregojë se gruaja është e infektuar me Human Papilloma Virus (HPV), por duhet të bëhen analiza të tjera që të vërtetohet prania e virusit.

Kushdo që ka sjellje seksuale aktive bën mirë të kërkojë nga doktori të bëjë analiza për të zbuluar praninë e IST.

9-Kondomet nuk garantojnë 100% kundër IST.

Kondomet nuk janë plotësisht të sigurta. Por, përveç abstinencës (heqjes dorë vullnetarisht nga seksi), kondomet janë mbrojtja më e mirë kundër IST. Përdorni një kondom lateksi të ri, çdo herë që bëni seks oral, anal ose vaginal me një partner të ri, jashtë marrëdhënieve monogame.

10- Rreth 50% e grave seksualisht aktive infektohen Human Papilloma Virus (HPV), në një moment të jetës së tyre.

Njihen rreth 100 shtame të Human Papilloma Virusit (HPV). Nga këto vetëm rreth 30 shtame janë seksualisht të transmetueshme dhe vetëm rreth 10 shtame janë me “rrezik të madh” dhe çojnë në kancerin e qafës së mitrës. Shtamet me “rrezik të ulët” shkaktojnë lezët gjenitale.

Shumica e të infektuarve nuk e marrin vesh kurrë se janë të infektuar, nga që sistemi imun i eliminon vetiu format më pak agresive të HPV. Por, shtamet më agresive të HPV ngulen në organet gjenitale dhe shkaktojnë shumë probleme shëndetësore, siç është edhe kanceri cervikal. Për të zbuluar HPV ndihmon Pap-testi, kur ndryshimet prekanceroze në cerviks janë bërë të dukshme.

Historia e sifilizit



Sifilisi eshte nje semundje seksualisht e trasmetueshme.
Per shekuj me rradhe shtete te ndryshme i kane drejtuar gishtin njeri tjetrit si fajtori per perhapjen e sifilisit.
Ne fillim mendohej se semundja “lindi” ne Napoli sepse pikerisht ne Napoli rreth viteve 1492 kjo semundje u perhap si epidemi dhe njihej ne europe me emrin “semundja e Napolit” (mal de Naples).
Nga ana tjeter Napoletanet e quanin si semundja e Venecias, sepse edhe aty kjo semundje pati perhapje te madhe si pasoje e numrit te madh te prostitutave.
Kurse per europianet e tjere semundjen ne europe e solli Kristofor Kolombi nga amerika. Por historianet italiane duke dashur te mbajtur sa me te paster figuren e Kolombit ja ngjiten fajin ekuipazhit te Kolombit (qe ishin spanjolle) dhe per kete arsye e quajten sifilisin si “semundja e Spanjes”.
Spanjollet nga ana tjeter ja vune fajin Gjermanise dhe ne Spanje sifilisi njihej me emrin “semundja Gjermane”.
E me vone anglezet ja vune fajin francezeve per perhapjen  e kesaj semundje ne gjithe europen. Kjo e fundit nuk ishte pa baza. Ne vitin 1494 mbreti i Frances Karli i 8-te sulmoi Napolin dhe kur u terhoq mori edhe 800 prostituta, si dhurate per ushtrine e tij. Vete Karli i 8-te vdiq ne moshen 28 vjecare, shume mendojne se shkaku ishte neurosifilisi.
Rreth viteve 1800 ne Angli sifilisi u be nje problem i madh. Keshtu shteti u detyrua qe ti burgoste njerezit e infektuar, qe me se shumti ishin prostituta. Nga burgosja shpetonin aristokratet, sepse besohej se aristokratet mund te infektoheshin me sifilis por nuk ja kalonin ate personave te tjere!
Historine e vertete te prejardhjes se sifilisit nuk e di njeri. Kjo per arsyen se e ngaterronin me shume semundje te tjera. Ne disa  tekste te vjetra romake e greke pershkruhet nje semundje qe kishte njejtat simptoma me sifilisin, pra semundja mund te jete me e vjeter nga cmendohet.

Thursday, March 10, 2011

10 Marsi dita e Nefrologjise


10 mars 2011, Dita Botërore e Veshkave .Mesazhi “ Mbroni veshkat, Ruani zemrën
Veshkat janë organe sa të komplikuara aq edhe të mahnitshme. Ato kanë role të shumta biologjike, si:
rregullojnë ekuilibrin e ujit në trup dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak si: sodiumi, potasi, fosfori dhe kalciumi;
eliminojnë një sërë toksinash nga trupi ynë;
prodhojnë disa hormone, p.sh. reninën që ndikon në presionin arterial,
nxisin prodhimin e qelizave të kuqe në palcën e kockave dhe
marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D.
Sëmundjet kronike të veshkave po bëhen çdo ditë e më shumë një problem i shëndetit publik në mbarë botën dhe shoqërohen me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë. Gjithashtu ato janë problem social dhe ekonomik për të sëmurët, familjet e tyre dhe gjithë shoqërinë.
Në botë më shumë se 10% e popullsisë së rritur apo 1 në 10 persona, ka ndonjë formë të dëmtimit të veshkave. Pra, 90% e atyre që vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave mbeten të paidentifikuar. Çdo vit miliona vetë vdesin para kohe nga sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me sëmundjet kronike të veshkave. Prezenca e sëmundjeve kronike të veshkave lidhet me rritjen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe nga ana tjetër vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare janë 8 herë më të larta tek pacientët me sëmundje kronike të veshkave.
Në vendin tonë çdo vit kemi rreth 400 raste të reja me sëmundje kronike të veshkave, si glomerulonefrite, infeksione të traktit urinar, nefropatia diabetike, kalkuloza renale, etj...
Sëmundjet kronike të veshkave jo vetëm vazhdojnë të rriten në mbarë botën, por edhe po shfaqen në faza mjaft të avancuara. Ato janë cilësuar vrasës të heshtur, mbasi dëmtimi i veshkave ndodh në mënyrë të ngadalshme dhe të fshehtë për një periudhë të gjatë kohore, prej muajsh apo vitesh, çka sjell një diagnostikim të vonshëm të tyre dhe dëmtime të rënda të veshkave; që më pas kërkojnë terapi zëvendësuese të funksionit të tyre apo të vetë veshkave si dializa apo transplanti. Këto terapi janë invazive dhe jashtëzakonisht të kushtueshme si për buxhetet e kujdesit shëndetësor edhe të familjeve. Pra, s Chronic Kidney diseases are not curable and can cause the patient to need care for the rest of his lifeëmundjet kronike të veshkave nuk janë të shërueshme dhe pacienti do të ketë nevojë për përkujdesje për pjesën tjetër të jetës së tij.
If CKD are not detected early enough , the patient will suffer from kidney failure which requires Renal Replacement Therapy (dialysis or transplantation) thay is extremely costly and weighs heavily on healthcare budgets.Chronic Kidney Diseases trigger other healthcare issues like cardiovascular diseases, which will multiply the amount of amount of money needed for the healthcare of a patient.Sëmundjet kronike të veshkave shkaktojnë edhe probleme të tjera shëndetësore, shpesh të pavlerësuara, si sëmundjet kardiovaskulare të parakohshme, të cilat japin rritje të sëmundshmërisë e vdekshmmërisë dhe kanë kosto të konsiderueshme për kujdesin shëndetësor.
Ndaj duhet të vemë theksin tek zbulimi i hershëm i sëmundjeve të veshkave dhe trajtimi i tyre në kohë,mbasi zbulimi i hershëm i sëmundjeve të veshkave do të ishte më kosto-efektivi.Të dhënat e mirë dokumentuara tregojnë se sëmundjet kronike të veshkave kanë kosto të lartë.It is well documented that early detection and treatment of kidney disease is cost-effective, for the following reasons:
Shenjat e sëmundjeve të veshkave:
Fillimi i sëmundjes shpesh mund të jetë i heshtur dhe pa shenja të dukshme për pacientin të cilat ai i konsideron si pjesë të normalitetit të tij të përditshëm. Ndër shqetësimet më të shpeshta që paraqesin të sëmurët me sëmundje të veshkave mund të përmendim:
Ndryshime të urinimit si: urinim të shpeshtë (mbi 4-5 herë në ditë), me dhimbje ose djegie, me ngjyrë të kuqe apo të errët, ndryshim të sasisë së urinimit etj..
Shfaqje e edemave (ënjtjeve) në: këmbë, duar apo fytyrë
Shqetësime të tjera janë: lodhja, të përziera, të vjella, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje mesi.
Për parandalimin e sëmundjeve të veshkave duhet të mbani parasysh disa këshilla si: There are however several easy ways to reduce the risk of developing these kidney disease.
Bëni rregullisht aktivitet fizik. Marrja me aktivitet fizik në mënyrë të moderruar të paktën 30 minuta në ditë në pesë ditë të javës. Aktiviteti fizik zhvillohet duke ecur me ritëm mesatar, vrapuar, duke lëvizur me biçikletë, etj.. Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për funksionin e veshkave, pasi përmirëson funksionin e muskujve, ul tensionin e gjakut, kolesterolin në gjak, mban një peshë të shëndetshme të trupit dhe përmirëson gjumin. 
Kontrolloni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak. About half of people who have diabetes develop kidney damage, so it is important for people with diabetes to have regular tests to check their kidney functions.Gjysma e njerëzve që vuajnë nga sëmundja e sheqerit zhvillojnë dëmtime të veshkave. Pacientet diabetikë duhet të bëjnë një kontroll të rregullt të albuminurisë, të paktën një herë në gjashtë muaj, të mbajnë në normë shifrat e glicemisë dhe të kenë kujdes me dietën.
Matni rregullisht tensionin e gjakut.Monitor your blood pressure Pak njerës e dinë se tensioni i lartë i gjakut është një shkaktar i zakonshëmalso called hypertension, can damage th i dëmtimit tëkidneys and lead to chronic kidney disease veshkave. Pacientët me tension të lartë të gjakut, duhet të mbajnë nën kontroll shifrat e tensionit, të kenë kujdes me dietën dhe aktivitetin fizik, pasi të gjitha këto ngadalësojnë progresionin drejt sëmundjes renale kronike.
Ushqehuni shendetshëm dhe mbani peshën nën kontroll. Ngrënia e shëndetëshme parandalon diabetin, sëmundjet e zemrës dhe faktorë të tjerë të lidhur me sëmundjet kronike të veshkave. Çdo ditë përdorni 5 porcione fruta e zarzavate, 5 porcione drithra, pini jo më pak se 1,5 litra ujë dhe reduktoni marrjen e kripës. Rekomandohet konsumi i jo më shumë se 5-6 gram kripë në ditë, rreth një lugë çaji dhe të shmanget konsumi i ushqimeve të kriposura/përmbajnë shumë kripë.
Mos pini duhan. Nikotina dëmton muret e brendshme të enëve të gjakut dhe lejon yndyrnat dhe pllakëzat e gjakut që të ngjiten tek to; duke ngadalësuar rrjedhjen e gjakut në veshka dhe dëmtimin e funksionimit të tyre. Duhanpirja rrit rrezikun për kancer të veshkave me 50%.Smoking slows the flow of blood to the kidneys. When less blood reaches the kidneys, it impairs their ability to function properly. Smoking also increases the risk of kidney cancer by about 50 percent.
Mos përdorni ilaçe pa konsultën e mjekut. Shumë pacientë, sidomos të moshuarit, bëhen të sëmurë me sëmundje kronike të veshkave pasi përdorin pa kriter apo me shumicë ilaçe anti-inflamatore për të qetësuar dhimbje të ndryshme.
Bëni ekzaminime, nëse jeni në rrezik për sëmundje të veshkave, apo keni një ose Keeping fit and active.Shikoni seksionin ngjarjet e internetit WKD për më shumë informacion. më shumë faktorë të lartë të rrezikut.
Sëmundjet e veshkave mund të ndodhin tek kushdo, por më të rrezikuar janë:
Diabetic patientsPersonat mbi 50 vjec;
Pacientët që vuajnë nga diabeti;
Pacientët që vuajnë me tension të lartë të gjakut;
People with a family history of kidney diseasesNjerëzit me një histori familjare të sëmundjeve të veshkave;
Njerëzit me mbipeshë apo të dhjamosur
People over 50 SmokersDuhanpirësit.

Secili nga ne, duhet t’i kushtojë rëndësi aparatit të tij urinar, duke bërë një kontroll, të paktën një herë në vit dhe kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar një sërë sëmundje renale.

Përgatiti

Dr. Jeta Lakrori

Departamenti i Promocionit dhe Edukimit Shëndetësor

Friday, February 18, 2011

Seminar Onkologjie(Elbasan 04-05-mars-2011)

Me dt 04.03.2011 ne Universitetin "Zoja e Keshillit te Mire" Elbasan organizon seminar me teme 'Ca.Gastriko'
Programi:
15:00- Epidemiologjia, faktoret e rrezikut,parandalimi,diagnoza e parakohshme dhe screening. Dr.Domeniko Faleo.
15:30- Instopatologjia, Anatomia patologjike -Prof. Pantaleo Bufo
16:00 - Terapia kirurgjikale. Kirurgjia standarte dhe kirurgjia radikale -Dr.Fausto Tricarico
16:30 - Coffe- Break
16:40- Kimioterapia -Dr. Maurizio Di Risceglie
17:10 - Radioterapia -Dr.Girolamo Spagnoletti
17:20 -Problemet psikologjike dhe sociale. Roberto Iuliani
17:40 -Roli i vullnetarve - Asistenca Domiciliare

Programi 05.03.2011
Ca.Kolonit
09:00 -Epidemiologjia, faktoret e rrezikut, parandalimi, diagnoza e parakohshme dhe screening -Dr.Domenico Faleo
09:20 -Istropatologjia, Anatomia patologjike -Prof. Pantaleo Bufo
09:40 - Endoskopia operative -dr.Domenico Faleo
10:00-Terapia kirurgjikale. Kirurgjia standarte dhe kirugjia radikale - Dr.Francesko Vitelli
10:20 -coffe-break
10:40 -Kimioterapia -dr.Maurizio Di Riscegelie
11:00 -Radioterapia -Dr.Giralamo Spagnoletti
11:20 -Menxhimi i stomise dhe rehabilitimi -Inf.Prof.Alessandra Ena
11:40 -Pyetesori-Quize-Vlersimi

Florence Nitingale



Florence Nightingale (1820 - 1910) 
 Florence Nightingale © famshëm për punën e saj në spitalet ushtarake të 
Krimea, Nightingale e quan infermierin si si një profesion i respektuar për gratë.Florence Nightingale u lind më 12 maj 1820, dhe emrin e italiane qytetin e lindjes së saj. Prindërit e saj ishin të pasur në Firence si pjesë e një turneu të Evropës. Në 1837, Nightingale mendonin se Perëndia ishte thirrje e saj për të bërë disa punës, por nuk ishte i sigurt se çka duhet të punojnë. Ajo filloi të zhvillohet një interes në spital, por prindërit e saj konsiderohet ajo të jetë një profesion papërshtatshme për një grua të klasës së saj dhe sfond, dhe nuk do të lejojë e saj për të trajnuar si një infermiere. Ata pritet të saj për të bërë një martesë të mirë dhe jetojnë jetën e një gruaje konvencionale klasës së sipërme.
prindërit Nightingale përfundimisht u zbut dhe në 1851, ajo shkoi në Kaiserwerth në Gjermani për tre muajt e pleqsh të trajnimit. Kjo mundësoi e saj për t'u bërë inspektor i një spital për gentlewomen në Harley Street, në 1853. Një vit më pas, Krime të Luftës dhe së shpejti filloi raportet në gazeta janë përshkruar mungesa dëshpëruar e duhur shërbimet mjekësore për ushtarët e plagosur britanikë në para. Sidney Herbert, ministri i luftës, e dinim Nightingale, dhe i kërkoi asaj të mbikëqyrë një ekip të infermiereve në spitalet ushtarake në Turqi. Në nëntor 1854, ajo arriti në Shkodër, në Turqi. Me infermieret e saj, ajo në masë të madhe përmirësuar kushtet dhe kryesisht reduktohet shkalla e vdekshmërisë
Ajo u kthye në Angli në 1856. Në 1860, ajo themeloi Nightingale Trajnim Shkolla për infermiere në Spitalin St Thomas 'në Londër. Pasi infermieret ishin të trajnuar, ata u dërguan në spitalet e gjithë Britania, ku ata paraqitën idetë e kishin mësuar, dhe e themeluar pleqsh trajnimi mbi modelin Nightingale. teoritë Nightingale, botuar në "Shënime mbi Infermierise" (1860), ishin jashtëzakonisht me ndikim dhe shqetësimet e saj për , Sanitare shëndetësore ushtarake dhe planifikimin e praktikave të vendosura në spital të cilat janë ende në ditët e sotme. Ajo vdiq më 13 gusht 1910.

infermieri


infermieret.jpg Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë gjatë një takimi të fundit të strukturave të tij drejtuese ka ngritur me shqetësim çështjen e arsimimit të kategorisë së infermierëve, si një nga problematikat më akute që paraqet nevojën e marrjes së masave për përmirësime të menjëhershme nga instancat përkatëse.
Duke përshëndetur vënien në fuqi të ligjit të ri për "Profesionet e rregulluara", ky institucion shtron me forcë idenë se duhet të nisë sa më parë nga puna zbatimi i tij konkret në fushën e infermierisë, si një kusht i domosdoshëm për të patur në të ardhmen infermierë sa më të kualifikuar, që dinë ta ushtrojnë me cilësi dhe standarde evropiane profesionin e tyre.
"Eshtë fakt se tashmë përgatitja e infermierëve të rinj, është kthyer në një biznes. Ku nuk po mendohet shumë për përgatitjen e tyre kualitative, sesa dhënien sa më parë të diplomave, gjë e cila rëndon më pas në përditshmërinë e punës së këtyre profesionistëve të rinj gjatë ushtrimit të profesionit të infermierit, mamisë apo fizioterapistit", pohon lidhur me një shqetësim të tillë, presidenti i Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi.
Sipas tij, aktualisht janë 25 fakultete në të gjithë vendin, të cilët diplomojnë në vit plot 3 mijë infermierë, në një kohë, kur nevojat e sistemit infermieror në rang vendi, janë të plotësuara me 12 mijë infermierë në total.
"Nga këta, në pension gjatë një viti mund të dalin rreth 300. Pra, shihni sa inflacion të madh infermierësh që po krijojnë fakultetet e reja në vend", bën me dije Skënderi.
Duke përshëndetur liberalizimin e universiteteve dhe, duke e parë këtë si një mundësi që të gjithë të studiojnë dhe marrin dijet që dëshirojnë, por ama në kushtet kur ka një ofertë të madhe me infermierë në fund të studimeve dhe një kërkese më të vogël të ofruar nga shërbimi shëndetësor në rang vendi, ai tha se nevojitet që ministria e Arsimit të ndërhyjë patjetër.
"Ne si Urdhër i Infermierit, jemi të bindur se ligji i profesioneve të rregulluara do ta rregullonte më së miri këtë amulli të krijuar, pasi ai parashikon brenda neneve të tij si rregull, realizimin e një Provimi Shteti për të testuar cilësinë profesionale të një infermieri. Ashtu siç parashikon ligji për Profesionet e Rregulluara, nr.10171 datë 22.10.09,  studenti pas mbarimit të fakultetit dhe marrjes së diplomës në xhep, do të duhet që përveç praktikës profesionale, të kryejë dhe Provimin e Shtetit. Kalimi i këtij provimi do tu japë studentëve të drejtën që të regjistrohen në një Urdhër Profesional (UP). Vetëm në këtë moment, ai duhet të ketë të drejtën që të ushtrojnë profesionin", sqaron Skënderi.
Kështu, Provimi i Shtetit, i cili do të realizohet sipas rregullores së Ministrisë së Arsimit, do të japë mundësinë e testimit të njohurive të kandidatit, si dhe do të vlerësojë specifikat e tij për çdo profesion.
Nga ana tjetër, Skënderi thotë se edhe realizimi i një praktike profesionale, krahas studimeve universitare do ti ndihmonte mjaft infermierët e sapodiplomuar që ata të ishin sa më kualitativë në ushtrimin e profesionit të tyre, pasi për ta bërë këtë, dihet që një infermieri nuk i mjaftojnë gjithë librat, nëse nuk ushtron praktikë me pacientin.
"Praktika profesionale synon përvetësimin efektiv të njohurive teknike, praktike dhe etike të profesionit, mënyrat e së cilës përcaktohen nga autoriteti kompetent, prandaj është mëse e nevojshme", deklaron ai.

Përse ka rënë cilësia e infermierëve?
 
Sipas Skënderit, infermierët e rinj rezultojnë që të jenë më pak të kualifikuar, edhe pse me më shumë vite shkollë, se kolegët e tyre më të vjetër në këtë profesion, pasi atyre u ka mjaftuar marrja e diplomës, pa patur mundësi për të ushtruar praktikë për ushtrimin e profesionit të tyre.
"Ajo që na shqetëson neve, është fakti se haraçin për këtë gjë e paguan pacienti", thotë Skënderi.
Duke shtuar se ministria e Arsimit duhet që krahas liberalizimit të arsimit të lartë për këta lloj profesionistësh të sistemit shëndetësor, të kërkojë edhe më tepër llogari ndaj instutucioneve që e ofrojnë atë për më shumë cilësi dhe plotësim standardesh. Në mënyrë që infermierët shqiptarë, të jenë kompetitivë, konkurrues dhe me të njëjtat cilësi profesionale, si homologët e tyre evropianë.
Sipas drejtuesve të Urdhrit të Infermierëve, është fakt që infermierët shqiptarë nuk kanë konkurruar dot siç duhet në tregun evropian.
"Përshembull, homologët italianë janë ankuar për cilësinë e dobët të cilësisë së ushtrimit të profesionit nga ana e infermierëve shqiptarë, pasi këta të fundit kanë punuar bashkë me ta në spitalet italiane, megjithëse kanë qenë të diplomuar", pohon presidenti i UISH, Sabri Skënderi.
Sipas tij, tregu ndërkombëtar i punës së infermierëve, mamive apo fizioterapistëve ka nevojë për cilësi dhe standarde të larta në ushtrimin e profesionit, pasi eksperienca ka treguar që infermierët shqiptarë, lënë për të dëshiruar lidhur me to.

Urdhri i infermierit


 
Ligje dhe Dokumenta
 
  
   
 
Legjislacioni
 
 LIGJ
Nr.9718, datë 19.4.2007
PËR URDHRIN E INFERMIERIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim të rregullojë marrëdhëniet juridike të profesioneve infermier, mami, fizioterapeft, si dhe organizimin e Urdhrit të Infermierit.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Ky ligj e shtrin veprimtarinë e vet në të gjithë territorin e vendit dhe zbatohet për të gjithë infermierët, mamitë dhe fizioterapeftët që ushtrojnë këtë profesion në Republikën e Shqipërisë.
Neni 3
Statusi
Urdhri i Infermierit është ent publik jobuxhetor, i cili përfaqëson interesat e përbashkët të profesioneve të infermierit, të mamisë dhe fizioterapeftit, si dhe rregullon marrëdhëniet ndërmjet tyre, në funksion të publikut.
KREU II
MISIONI DHE BUXHETI
Neni 4
Kriteret e anëtarësisë
1. Urdhri i Infermierit përbëhet nga infermierët dhe mamitë që kanë diplomën përkatëse dhe që e ushtrojnë profesionin në Republikën e Shqipërisë.
2. Shtetasit shqiptarë dhe të huaj, të diplomuar si infermierë ose mami në Republikën e Shqipërisë, bëhen menjëherë anëtarë të Urdhrit, me pagimin e kuotizacionit dhe regjistrimin pranë tij.
3. Anëtarë të Urdhrit të Infermierit bëhen edhe të gjithë infermierët dhe mamitë, shtetas shqiptarë dhe të huaj, të diplomuar jashtë vendit, pas njohjes së diplomës, sipas legjislacionit në fuqi.
4. Shtetasi i huaj, që të ushtrojë profesionin e infermierit dhe mamisë në Republikën e Shqipërisë, duhet të jetë anëtar relativ i të njëjtit urdhër në vendin e vet ose në vendin ku së fundi ka ushtruar këtë profesion.
5. Përjashtohen nga ky detyrim, por jo nga e drejta e anëtarësimit në këtë organizëm, nëpunësit e administratës shtetërore, për sa kohë ata nuk ushtrojnë veprimtari të mirëfilltë si mami, infermier ose fizioterapeft.
Neni 5
Detyrimi për anëtarësi
1. Asnjë individ nuk mund ta ushtrojë profesionin e infermierit, të mamisë apo fizioterapeftit në Republikën e Shqipërisë pa qenë anëtar i Urdhrit të Infermierit.
2. Punëdhënësit e institucioneve shëndetësore, publike dhe private, të shërbimit shëndetësor parësor, dytësor dhe tretësor, ndalohen t'i punësojnë ata në kundërshtim me këtë dispozitë.
Neni 6
Misioni i Urdhrit të Infermierit
1. Urdhri i Infermierit ka si mision ruajtjen e standardeve të miratuara nga Ministri i Shëndetësisë, në ushtrimin e profesionit infermier, mami ose fizioterapeft, nëpërmjet mbikëqyrjes së normave të etikës dhe të Kodit Deontologjik të profesioneve infermier, mami dhe fizioterapeft, si dhe mbrojtjes së pacientëve dhe të publikut nga kequshtrimi i profesionit të infermierit, mamisë apo fizioterapeftit.
2. Në përmbushje të këtij misioni, Urdhri i Infermierit:
a) kryen regjistrimin e infermierëve, mamive dhe fizioterapeftëve në regjistrin përkatës të këtij urdhri;
b) mbikëqyr zbatimin e detyrave profesionale, në përputhje me kërkesat e shkencave mjekësore, rregullat e etikës dhe Kodin Deontologjik;
c) siguron udhëheqjen etiko-morale e deontologjike të bashkësisë së infermierëve, mamive dhe fizioterapeftëve, pavarësinë e ushtrimit të profesionit dhe mbron interesat moralë të këtij profesioni;
ç) mbron interesat e pacientëve dhe të publikut nga kequshtrimi i mjekësisë dhe shkelja e Kodit Deontologjik Mjekësor nga ana e infermierëve, mamive dhe fizioterapeftëve;
d) bashkëpunon për zhvillimin e standardeve profesionale, për planifikimin dhe hartimin e programeve të formimit profesional për realizimin e specializimeve të ndryshme dhe të edukimit në vazhdim të mamive, infermierëve dhe fizioterapeftëve;
dh) konfirmon anëtarësinë në Urdhrin e Infermierit, nëpërmjet dhënies së certifikatës së anëtarësimit.
Neni 7
Bashkëpunimi
Urdhri i Infermierit, për ushtrimin e misionit, mban lidhje dhe bashkëpunon me Ministrinë e Shëndetësisë, me institucionet vartëse të saj, si dhe me institucione të tjera publike dhe private.
Neni 8
Buxheti
1. Urdhri i Infermierit ka buxhetin e vet, të cilin e vetadministron në përputhje me rregullat financiare në fuqi.
Burimet financiare të Urdhrit të Infermierit janë:
a) kuotizacionet e anëtarëve, të miratuara nga Këshilli Kombëtar këtij Urdhri;
b) tarifat e regjistrimit;
c) donacione të ndryshme dhe të ardhura të tjera të ligjshme.
2. Të ardhurat që realizon gjatë ushtrimit të veprimtarisë, Urdhri i Infermierit i përdor për të përmbushur misionin e caktuar me këtë ligj.
3. Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Infermierit miraton buxhetin vjetor, si dhe pagat e shpërblimet.
KREU III
ORGANIZIMI DHE DREJTIMI
Neni 9
Organet kryesore
Organet kryesore të Urdhrit të Infermierit janë:
a) asambletë;
b) këshillat;
c) komisionet disiplinore.
Neni 10
Asambletë
1. Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga tërësia e anëtarëve të këshillave rajonalë.
2. Asambleja e Përgjithshme zgjedh Këshillin Kombëtar. Zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Kombëtar bëhen çdo 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.
3. Asambleja rajonale përbëhet nga tërësia e përfaqësuesve të anëtarëve të Urdhrit të Infermierit të qarkut.
4. Zgjedhjet në këshillin rajonal bëhen çdo 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.
Neni 11
Këshilli rajonal
1. Këshilli rajonal krijohet sipas ndarjes administrative-territoriale në bazë qarku dhe zgjidhet nga asambleja rajonale.
Këshilli rajonal zgjedh presidentin dhe zëvendësit e tij.
Këshilli rajonal emëron dhe shkarkon sekretarin e tij.
2. Mandati i presidentit është 5 vjet, me të drejtën e një rizgjedhjeje.
Neni 12
Këshilli Kombëtar
1. Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Infermierit përbëhet nga 17 anëtarë si më poshtë:
a) Presidenti i Urdhrit të Infermierit;
b) presidentët e këshillave rajonalë;
c) një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësise
ç) një përfaqësues i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta;
d) një përfaqësues i Shkollave të Larta të Infermierisë;
dh) një përfaqësues i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.
2. Rastet e shkarkimit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar parashikohen në statutin, të cilin e miraton Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Infermierit.
3. Këshilli Kombëtar zgjedh presidentin dhe zëvendësit e tij. Mandati i presidentit është 5-vjeçar me të drejtën e një rizgjedhjeje. Funksioni i tij është i papajtueshëm me funksione të tjera drejtuese në administratën shtetërore.
4. Këshilli Kombëtar emëron dhe shkarkon sekretarin e përgjithshëm.
5. Vendimet e Këshillit Kombëtar merren me shumicë votash, kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve të tij.
Neni 13
Komisionet disiplinore
1. Pranë Këshillit Kombëtar dhe këshillave rajonalë të Urdhrit të Infermierit funksionojnë komisionet disiplinore, të cilat caktohen nga këshillat përkatës.
2. Komisionet disiplinore janë organizma të gjykimit profesional. Ato verifikojnë dhe shqyrtojnë ankesat për shkeljet e etikës mjekësore, të Kodit Deontologjik, si dhe gabimet mjekësore nga anëtarët e Urdhrit të Infermierit.
3. Komisionet disiplinore pranë këshillave rajonalë ushtrojnë përgjegjësi disiplinore të shkallës së parë. Vendimet e tyre ankimohen në komisionin disiplinor të Këshillit Kombëtar, i cili ushtron kompetenca disiplinore të shkallës së dytë.
Neni 14
Kodi Deontologjik
Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Infermierit miraton Kodin Deontologjik të profesioneve infermier, mami dhe fizioterapeft.
Neni 15
Statuti
Veprimtaria e Urdhrit të Infermierit rregullohet me statut, i cili miratohet nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Infermierit
Neni 16
Masat disiplinore
1. Komisioni disiplinor mund të vihet në lëvizje nga një ankesë e paraqitur me shkrim apo me gojë, por ai mund të vihet në lëvizje edhe kryesisht.
2. Komisioni disiplinor heton dhe gjykon, në bazë të fakteve dhe provave të administruara, në seancë dëgjimore. Kur vërteton se anëtari ka kryer shkelje të etikës mjekësore, të Kodit Deontologjik ose ka bërë gabim mjekësor, ai jep masat e mëposhtme:
a) vërejtje me shkrim;
b) vërejtje me paralajmërim;
c) gjobë nga 1 000 (një mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë;
ç) propozim për shkarkim nga funksionet drejtuese në institucione shëndetësore;
d) pezullim nga e drejta e zgjedhjes në organet drejtuese të Urdhrit të Infermierit deri në 3 vjet;
dh) përjashtim i përkohshëm nga Urdhri i Infermierit për një periudhë deri në 3 vjet.
3. Përveç masave të parashikuara në pikën 2 të këtij neni, si masë plotësuese, komisioni ka të drejtë t'u caktojë të ndëshkuarve kryerjen e një rikualifikimi ose të studimeve plotësuese.
4. Masat e mësipërme disiplinore mund të shlyhen, nëse ndaj anëtarit, brenda 1 viti nga data e dhënies së tyre, për shkronjat "a" dhe "b" të këtij neni dhe brenda 3 vjetëve nga data e dhënies, për shkronjat "ç", "d" dhe "dh", nuk është marrë ndonjë masë tjetër disiplinore.
Neni 17
Ankimi
1. Ankesat kundër vendimeve për marrjen e masave disiplinore nga komisionet disiplinore, pranë këshillave rajonalë të Urdhrit të Infermierit paraqiten në komisionin disiplinor të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Infermierit brenda 30 ditëve nga komunikimi me shkrim i vendimit.

2. Komisioni disiplinor i Këshillit Kombëtar, brenda 30 ditëve nga marrja e ankesës, detyrohet të japë vendimin për ankesën e paraqitur. Vendimi i komisionit disiplinor të Këshillit Kombëtar është përfundimtar
3. Kundër vendimit të komisionit disiplinor të Këshillit Kombëtar, personi ka të drejtë t'i drejtohet gjykatës brenda 30 ditëve nga data e komunikimit me shkrim të vendimit.
Neni 18
Financimi
Urdhri i Infermierit financohet nga shteti për një periudhë dyvjeçare. Masa dhe mënyra e këtij financimi përcaktohen me akte nënligjore të Këshillit të Ministrave.
KREU IV
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
Neni 19
Organizimi i zgjedhjeve
1. Ministri i Shëndetësisë ngarkohet të ngrejë një komision të përkohshëm, i cili, brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, organizon zgjedhjet e para të këshillave rajonalë dhe të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Infermierit.
2. Me zgjedhjen e Këshillit Kombëtar, komisioni i përkohshëm shkrihet.
Neni 20
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5293, datë 8.5.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu